Dosja “Babale”, Alizoti rrëfehet në gjykatë: Albert Veliu më premtoi 200 mijë Euro, do i merrnim nga Salianji
17 Shtator 2019, 13:22Nga DOSJA
TIRANË- Fredi Alizoti i akuzuar për dosjen “Babale”, ka dëshuar sot para Gjykatës së Tiranës. Para togave të zeza Alizoti pranoi akuzën për kallëzimtë rremë dhe tregoi se ai dhe Albert Veliu kanë bërë audio-përgjimin.
Sipas Aliozit plani ka qenë që në shtator të vitit 2017, por ky plan nuk është realizuar pasi Veliu kishte gjetur njerëz të tjerë në Vlorë. Disa kohë më pas, Alizoti ishte kontaktuar sërish nga Albert Veliu dhe i ishin premtuar 200 mijë euro që sipas tij do i merrte nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji.
Sipas Alizotit, është Salianji që gjithashtu i ka siguruar stiliolapsat për përgjim, por plani nuk kishte shkuar deri në fund. Ai shtoi se nuk kishte marrë lekët e premtuara dhe prandaj po tregon të vertëtën dhe u shpreh si ndihej i kërcënuar.
Alizoti u pyet për disa përgjime ku fliste me drejtorin e Policisë së Fierit, biseda të cilat dukeshin shumë miqërose. “Nuk i kam miq, por te ata ndihesha i sigurt”, ka qenë kjo përgjigja e Alizotit në Gjykatë.
Më tej gjatë seancës avokati Indrit Sefa shtoi se i pandehuri nuk është i besueshëm dhe se ai ka implikuar në këtë histori njerëz që nuk i njeh dhe as i ka parë ndonjëherë në jetë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
STRASBURG– Gjykata e Strasburgut ka përfunduar shqyrtimin për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhajn dhe prokuroren Besa Nikëhasani. Pas përfundimit ...
DIBËR- Pas fotove të të ndjerit Dukat (Dukagjin) Plakut, Dosja.al ka siguruar edhe foto të vëllait të tij, Qazimit.Siç duket edhe nga fotot e mëposh...
Krujë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Qafshtamës në Krujë mesditën e sotme, pasi një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në gremin...
Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rëfimi i një nëne nga Fieri. Gruaja ka treguar peripecitë e jetës së saj, gati të pabesueshme. 47-vje&c...
FRANCË-Kërkesat për azil që vijnë nga Shqipëria për në Francë kapën shifrën e 5305 personave në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 . Zëdhënësja e partisë...
TIRANË– Kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori ndaj drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qatos.Në një prononcim për mediat, ...
Shkodër- Në prangat e policisë së Shkodrës kanë rënë Markeljan Peci dhe Rrnest Peci pasi ishin shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa...
TIRANË– Thellohet skandali me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” nga kompania “Gjoka Konstruksion”.Për të realizuar një pjesë të ndërtimeve në “përmirësimin, n...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me të kaluarën e Algert Kolecit, 32-vjeçarit nga Burreli që rezulton i zhdukur prej katër ditë...