Bota

Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura në 33 shkolla

Alsat.mk shkruan se sot rreth orës 12:30, në SVR Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes.

7 Shkurt 2023, 16:33 Nga I.A
Alarmohet Shkupi, raportohet sërish për bomba të vendosura
policia maqedonase

SHKUP- Alarmet për bomba në shkolla janë ngritur sërish ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sot rreth orës 12:30, në SVR Shkup është raportuar se në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

alarm per bomb ne shkup

Sondazh

Poll