Bota

Politikani i kabinetit të Erdogan gjendet i vdekur mes rrënojave, mes viktimave dhe familjarët e tij

7 Shkurt 2023, 16:15 Nga a.l
Politikani i kabinetit të Erdogan gjendet i vdekur mes rrënojave, mes
politikani turk

TURQI- Një politikan turk është në mesin e mijëra njerëzve të vrarë nga tërmeti në Turqi. Mediat e huaja raportojnë se, Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman.

Raportohet se bashkëshortja, vëllai, kunata, nipi nga djali dhe dy nipa të tij kanë vdekur gjithashtu. Ministria e Jashtme e Austrisë tha se dy nga shtetasit e saj ishin gjithashtu në mesin e viktimave dhe se trupat e tyre janë nxjerrë nga provinca Kahramanmaras e Turqisë.

Një shtetas danez raportohet i zhdukur, i tha ministria e jashtme e Danimarkës transmetuesit DR. Lajmi vjen pasi mediat në Mbretërinë e Bashkuar raportuan se tre britanikë janë të zhdukur.

yakup tas termet ne turqi

Sondazh

Poll