Bota

Prekëse/ 9-vjeçari turk dhuron kursimet e tij për të prekurit nga tërmeti: Unë do iu sjell dhe rrobat e mia

TRT World shkruan se Alparslan Efe Demir nisi një letër për të mbijetuarit e tërmetit, bashkë me kursimet e tij.

7 Shkurt 2023, 15:48 Nga I.A
Prekëse/ 9-vjeçari turk dhuron kursimet e tij për të
Alparslan Efe Demir

TURQI- Një 9-vjeçar në Turqi, i mbijetuar i tërmetit me magnitudë 5.9 gjatë nëntorit të vitit të kaluar në Duzce, ka vendosur që t’i dhurojë kursimet e tij për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë ditwn e djeshme. TRT World shkruan se Alparslan Efe Demir nisi një letër për të mbijetuarit e tërmetit, bashkë me kursimet e tij.

“Fmijët atje s’duhet të kenë të ftohtë apo të jenë të uritur. Unë do të dërgoj rrobat dhe lodrat e mia për fëmijët atje”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Prekëse/ 9-vjeçari turk dhuron kursimet e tij për të
Kursimet dhe letra

Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. 5135 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021.

alparslan efe demir termet ne turqi

Sondazh

Poll