Bota

Tërmetet vdekjeprurëse në Turqi e Siri/ Sizmologu italian: Toka ka lëvizur 10 metra

Të paktën 3,549 njerëz u vranë dhe 22,168 të tjerë u plagosën në Turqi pas dy tërmeteve të forta, sipas shifrave të fundit të shpallura nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai shtoi se deri më tani janë shpëtuar edhe mbi 8,000 njerëz.

7 Shkurt 2023, 16:27 Nga a.l
Tërmetet vdekjeprurëse në Turqi e Siri/ Sizmologu italian: Toka
Tërmeti në Turqi

TURQI- Një sizmiolog italian ka deklaruar se Kontinenti i Anadollit u zhvendos deri në 10 metra (gati 33 këmbë) si rezultat i tërmeteve të fuqishme të së hënës që tronditën Turqinë jugore. Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve ANSA të Italisë, Alessandro Amato i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tha se tërmetet aktivizuan një vijë të re thyerjeje në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, e cila shkaktoi një zhvendosje të tokës deri në 10 metra, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kishte një lëvizje transcurrente,” tha ai, duke shtuar se toka rrëshqiti horizontalisht përgjatë dy skajeve të vijës së thyerjes me një orientim majtas, në drejtim të detit Egje.

Tina Larsen, një studiuese e lartë në Shërbimin Gjeologjik Kombëtar të Danimarkës dhe Grenlandës (GEUS), tha se lëkundjet nga tërmeti u ndjenë në Danimarkë dhe Grenlandë. 

"Kur ndodh një tërmet kaq i fuqishëm, lëkundjet udhëtojnë nga zona ku ka ndodhur zhvendosja në nëntokë, përmes tokës së fortë dhe në të gjithë botën," tha ajo.

Të paktën 3,549 njerëz u vranë dhe 22,168 të tjerë u plagosën në Turqi pas dy tërmeteve të forta, sipas shifrave të fundit të shpallura nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai shtoi se deri më tani janë shpëtuar edhe mbi 8,000 njerëz.

termet ne turqi

Sondazh

Poll