Bota

Qyteti i pashpresë në Siri, pas luftës u shkatërrua dhe nga tërmeti

Në këtë zonë, miliona refugjatë kanë gjetur strehim të përkohshëm, të cilët më parë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile.

7 Shkurt 2023, 15:59 Nga a.l
Qyteti i pashpresë në Siri, pas luftës u shkatërrua dhe nga
Alepo

SIRI- Një tërmet i fortë goditi Alepon, një qytet në veri të Sirisë, tashmë i shkatërruar nga lufta civile. Sipas të dhënave të fundit të publikuara, më shumë se 1400 njerëz kanë vdekur në Siri. Ekipet e shpëtimit thonë se shumë ndërtesa janë shkatërruar, dhe se një numër i madh njerëzish janë varrosur nën rrënoja.

Në këtë zonë, miliona refugjatë kanë gjetur strehim të përkohshëm, të cilët më parë janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile. Kontrolli mbi Sirinë veriore ndahet midis qeverisë, forcave të udhëhequra nga kurdët dhe grupeve të tjera rebele. Të gjitha palët janë të përfshira në konflikt, shkruajnë mediat e huaja. 

Edhe para tërmetit, situata në rajon ishte kritike, e shoqëruar me mot të akullt, infrastrukturë të shembur dhe kolera. Sipas të dhënave të veçanta nga qeveria siriane dhe grupi i shpëtimit të Helmetave të Bardha, i cili operon në zonat e kontrolluara nga rebelët, më shumë se një mijë njerëz kanë vdekur në rajon që nga tërmeti.

termet ne turqi

Sondazh

Poll