Bota

Ministria e Jashtme: Tajvani rrit donacionet për Turqinë në 2 milionë dollarë dhe dërgon ekipet e shpëtimit

Qeveria e Tajvanit kishte njoftuar më herët të hënën se do të dhuronte 200,000 dollarë për Turqinë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë.

7 Shkurt 2023, 15:28 Nga a.l
Ministria e Jashtme: Tajvani rrit donacionet për Turqinë në 2
tërmeti në Turqi

TURQI- Tajvani po rrit donacionin e tij për qeverinë turke në 2 milionë dollarë për ndihmë nga fatkeqësitë dhe ka dërguar dy ekipe shpëtimi në vend. Lajmin e ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Jashtme të Tajvanit.

Qeveria e Tajvanit kishte njoftuar më herët të hënën se do të dhuronte 200,000 dollarë për Turqinë pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë. Më shumë se 130 punonjës shpëtimi janë dërguar tashmë në Turqi për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit që nga mëngjesi i së martës. 

Miliona njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmeteve të njëpasnjëshme në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. 5135 persona kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti vdekjeprurës ndërsa rreth 24 mijë të tjerë janë të plagosur në të dyja shtetet. Në Turqi, sipas të dhënave zyrtare, janë 3500 të vrarë dhe më shumë se 20426 të plagosur. Tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter që ndodhi në orët e para të së hënës, në rajonin Kahramanmara, në pjesën juglindore të Turqisë dhe afër kufirit me Sirinë, ishte sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së më i forti në botë që nga gushti 2021. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll