Bota

Bilioneri rus planifikon të rikrijojë ‘Arkën e Noas’ dhe ta dërgojë atë në hapësirë, me misionin për të shpëtuar

17 Shtator 2019, 16:03 Nga DOSJA
Bilioneri rus planifikon të rikrijojë ‘Arkën e Noas’

RUSI- Igor Ashurbeyli është bilioneri rus , i cili po planifikon të ndërtojë versionin modern të  arkës së Noas dhe ta lëshojë atë në hapësirë , përqark sistemit tonë diellor , me qëllimin për të parandaluar fundin e rracës njerëzore.

Anija multimilionare do të jetë shtëpia lëvizëse për 15 milionë njerëz , në të do të jenë  të gjitha kushtet e përshtatshme për të pasur një jetë me mirëqënie të lartë.

Stafi i bilionerit rus ka vite që përgatitet për këtë projekt, edhe para 3 vitesh kanë lancuar një satelit në hapësirë i cili orbiton rreth sistemit tonë diellor ende edhe sot.

Projekti quhet Asgardia , dhe ka në plan të ndërtojë një ushtri me të pakten 100 anije si ‘arka e Noas’ të cilat kanë një kosto afro 100 bilion dollarë secila.

“Shumë shtete krijojnë raketa , apo bomba bërthamore, unë dua të krijojë një shoqëri të re në hapësirë” – u shpreh Igor gjatë një konference për shtyp.

Burimi: Express

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hapesire nasa russia hapesire nasa russia

Sondazh

Poll