Bota

Ju kujtohet Bubëll, shimpazeja personale e Michael Jackson?

17 Shtator 2019, 16:00 Nga DOSJA
Ju kujtohet Bubëll, shimpazeja personale e Michael Jackson?

AMERIKË- Bubëll u birësua nga Michael në vitet 80 , dhe në atë kohë u kthye në mikun e tij më besnik, por pas problemeve  financiare të këngëtarit dhe pas vdekjes së tij, Bubëlli u braktis në mes te rrugëve.

Në vitet ’80 Michaeli ishte i njohur edhe për femrën e tij madhështore  ‘ Neverland’, ku mbante kafshë të ndryshme si gjirafë dhe tigra  mes të cilave ishte dhe miku i tij i ri më i mirë shimpazeja Bubëll.  Por në 2003, për shkak të gjendjes jo të mirë financiare të Michaelit por edhe për çështje sigurie, Bubëll u dërgua në një qendër kujdesi special. Kafsha ishte bërë agresive dhe Michael kishte frikë se mos Bubëll do të sulmonte fëmijët e tij.

Në qendrën e kujdesit  special, ku Bubëll qëndroi për vite me rradhë së bashku me shimpazetë e tjera, me të cilat nuk shkonte fare mirë, ai u përpoq të vriste dhe veten e tij disa herë.

Fatmirsisht për të, Bubëll tani është 34 vjeç, dhe që në vitin 2005, ai ndodhet i lumtur në një park kujdesi në Florida, së bashku me kafshë të tjera që tashmë janë të lira.

Burimi: Gentside

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota michael jackson shimpazeja bubëll michael jackson shimpazeja bubëll

Sondazh

Poll