Bota

Matteo Renzi largohet nga PD, ish-kryeministri italian do të krijojë parti të re

17 Shtator 2019, 14:12 Nga DOSJA
Matteo Renzi largohet nga PD, ish-kryeministri italian do të krijojë

ITALI- Ish-kryeministri Italian Matteo Renzi teksa ka dhënë një intervistë për gazetën ‘La Repubblica’, ka zbuluar se do të largohet  nga PD për të krijuar një parti të re, duke qenë se sipas tij partia e tij që e drejtoi prej 5 vitesh, nga viti 2013 deri në 2018, nuk po bën më të mirën për popullin e nuk ka çfarë të japë më.

“Pas shtatë vitesh zjarri miqësor. Unë mendoj se duhet të kemi parasysh se vlerat, idetë dhe ëndrrat tona nuk mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve të brendshme. Rreth 30 deputetë, përfshi edhe Ministren e Bujqësisë, Tereza Bellanova, do t’i bashkohen partisë së re që ende nuk e ka një emër. Më pëlqen kur më thonë se kam vdekur politikisht. Siç edhe ju e shikoni, jam ende gjallë dhe i ripërtërirë politikisht. Unë nuk kam asnjë problem personal me Zingaretti-n (lideri aktual I PD), ai ka një problem me mua”, tha Matteo Renzi, “ne kemi diskutuar gjithmonë dhe gjithmonë kemi ruajtur tonet e civilizimit. Sot Partia Demokratike është një tërësi rrymash dhe kam frikë se ajo do të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur agresioneve të Salvinit dhe bashkëjetesës së vështirë me 5 Yjet.”– u shpreh Renzi.

Burimi: Thelocal.it

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali krijon partine e re largohet nga pd itali krijon partine e re largohet nga pd

Sondazh

Poll