Bota

“Jemi të paaftë për t’u bashkuar”, Albin Kurti heq dorë nga teza e Shqipërisë së Madhe?

17 Shtator 2019, 13:57 Nga DOSJA
“Jemi të paaftë për t’u bashkuar”, Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një deklaratë të fortë, pasi ka thënë që bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është një çështje shume komplekse në këtë moment.

Sipas tij bashkimi është i pamundur, jo vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për shkak të situatës në Shqipëri.

Ne besojmë që Kosova duhet të jetë plotësisht vend sovran dhe i pavarur, kjo nënkupton edhe të drejtën për t’u bashkuar me një vend tjetër. Unë kam mendim kritik dhe nuk mund të mos e them se neni numër 1.1 i Kushtetutës bie ndesh me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, neni 1.3 thotë që nuk mund të bashkohet me një shtet tjetër”, tha Kurti në një intervistë televizive në Kosovë.

“Unë besoj që shteti i Kosovës duhet të ketë sukses dhe të jetë i aftë për t’u bashkuar. Sot jemi të paaftë për t’u bashkuar dhe në fund të fundit kjo nuk varet vetëm prej nesh, por edhe prej Shqipërisë. Shteti i Kosovës nuk mund të mbijetojë i dobët. Por kjo nuk varet prej subjekteve politike. Prandaj synimi ynë është që të forcojmë shtetin e Kosovës”, ka qenë kjo deklarata e liderit të VV.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti shqipëria e madhe vetëvendosje albin kurti shqipëria e madhe vetëvendosje

Sondazh

Poll