Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Skrapar, ndërron jetë i moshuari

Zjarri ra gjatë natës, në banesën e të moshuarit e cila ndodhet në lagjen “Çlirim”, Çorovodë.

7 Shkurt 2023, 08:11 Nga A.B
Përfshihet nga flakët banesa në Skrapar, ndërron jetë i
Ambulance

SKRAPAR- Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të asfiksimit. Policia bën të ditur se i moshuari, Hikmet Shkëmbi, si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë. Zjarri ra gjatë natës, në banesën e të moshuarit e cila ndodhet në lagjen “Çlirim”, Çorovodë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

'Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

zjarr ne skrapar hikmet shkëmbi

Sondazh

Poll