Aktualitet

Shkëputet nga kati i pestë ashensori në Astir, plagosen rëndë burrë e grua

S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh) kanë rënë bashkë me ashensorin nga kati i pestë në katin zero dhe për pasojë kanë marrë plagë të shumta në trup.

6 Shkurt 2023, 22:05 Nga F.M
Shkëputet nga kati i pestë ashensori në Astir, plagosen
Foto Ilustruese

TIRANË- Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë pasi kanë rënë nga kati i pestë pas shkëputjes së një ashensori në një pallat në Astir. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Madh", pasi ashensori ka pësuar defekt. S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh) kanë rënë bashkë me ashensorin nga kati i pestë në katin zero dhe për pasojë kanë marrë plagë të shumta në trup.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në zonën e Astirit. Shkëputja e ashensorëve për shkak të defektëve ka sjellë shumë të plagosur vetëm në dy vitet e fundit. Rasti më i fundi ishte ai që ndodhi në spital, në QSUT që ngriti dhe alarmin për koaludimin e ashensorëve. 

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Madh", ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh). Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës. Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

shkeputet ashensori ne astir

Sondazh

Poll