"Më tha ti je e vdekur sot"/ Kthehet nga SHBA dhe sheh se i zaptuan pronën, dhunohet nga punëtori
Elida Shkreli TIRANË- Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka përfituar një pron...
Kaleci tha se dy shtetase shqiptare që janë të martuara me shtetas turq janë prekur, por kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.
TIRANË- Ermal Kaleci, ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll thotë se në zonën ku ka ndodhur tërmeti nuk ka komunitet shqiptar. I ftuar në “Opinion”, Kaleci tha se dy shtetase shqiptare që janë të martuara me shtetas turq janë prekur, por kanë marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.
Ermal Kaleci: Në atë zonë nuk kemi komunitet shqiptar. Mund të kemi shtetas ose shtetase shqiptare që janë martuar me shtetas turq dhe mua më rezulton dy shtetase shqiptare.
Blendi Fevziu: Dy shtetase shqiptare të martuara me shtetas turq që ndodhen në atë zonë?
Ermal Kaleci: Po. Iu është dhënë ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme jona dhe ambasada atje. Janë komunikuar, janë vendosur në çadra sepse ndërtesa e tyre është prishur siç janë prishur në gjithë vendet. Ministria e Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm edhe nëpërmjet ambasadës, edhe nëpërmjet konsullatës.
Blendi Fevziu: Për momentin janë sistemuar në çadra.
Ermal Kaleci: Tani sapo më erdhi një informacion tjetër. Mbi 10 mijë punonjës aktualisht po punojnë.
Blendi Fevziu: Punonjës kërkimi apo…?
Ermal Kaleci: Punonjës kërkimi. Siç e dini edhe ju qeveria shqiptare sapo ka dërguar sot në linjë ajrore edhe 53 punonjës shpëtimi dhe mjekësorë.
Blendi Fevziu: Kanë shkuar drejtpërdrejt atje?
Ermal Kaleci: Drejtpërdrejt në qytetin e Adanas do venë. Knë nisur edhe ndihma në rrugë tokësore.
Çfarë po ndodh në Turqi?
Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 2701 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.
Elida Shkreli TIRANË- Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se ka përfituar një pron...
Foto Ilustruese TIRANË- Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë pasi kanë rënë nga kati i pestë pas sh...
Tiranë TIRANË- Media gjermane i ka kushtuar një artikull operacionit 'Fijet' që çmontoi kamerat e vendosura nga grupet e krimit ...
Babai i fëmijës DURRËS- Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës t...
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi TIRANË- Në Shqipëri, pohimet përpara autoriteteve të Drejtësisë, të Rozeta Dobit, pastru...
Brikena Frakulli TIRANË- Brikena Frakulli, e cilësuar si liderja e grupit që shpërndante drogë në Tiranë është...
Brikena Frakulli TIRANË- Brikena Frakulli, e arrestuar dhe akuzuar si liderja e njw grupi narkotrafikantwqsh nw Tiranw nuk kishte nguruar që t&eu...
Behar Sofia TIRANË- Brikena Frakulli e arrestuar dhe akuzuar si liderja e një grupi narkotrafikantësh në Tiranë ka zbuluar se ka p...
Foto Ilustruese DELVINË- Një i moshuar në Delvinë i cili konsiderohej i humbur që nga mbrëmja e kaluar është g...
Tritan Hamitaj TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës së A...