Aktualitet

Operacione antidrogë në Greqi, arrestohen tre shqiptarë

Një 37-vjeçar dhe një 38-vjeçar është arrestuar në Kipseli, pasi gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 25 kg marijuanë.

6 Shkurt 2023, 23:35 Nga F.M
Operacione antidrogë në Greqi, arrestohen tre shqiptarë
Droga e sekuestruar

GREQI- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafik droge. Mësohet se gjatë një operacioni të zhvilluar në Turqi, janë sekuestruar 30 kg marijuanë.

Një 37-vjeçar dhe një 38-vjeçar është arrestuar në Kipseli, pasi gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 25 kg marijuanë. Në të njëjtin vend janë sekuestruar dhe 25 kg marijuanë, 2.4 gram kokainë, 3 peshore, 100 euro, 2000 lekë dhe 2 celularë.

Ndërkohë në një banesë në Agio Pantaleimona, janë gjetur e sekuestruar 5.5 kg marijuanë dhe 2 celularë. Në banesën e dytë, u kap një shqiptar, 38 vjeç.

shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll