Bota

Tërmeti Turqi-Siri/ Damasku mohon të ketë kërkuar ndihmë nga Izraeli

Në të njëjtën kohë, një burim zyrtar i qeverisë siriane i cituar nga gazeta pro-qeveritare Al-Watan, mohoi se Damasku kishte kërkuar ndihmë nga Izraeli.

6 Shkurt 2023, 17:56 Nga I.A
Tërmeti Turqi-Siri/ Damasku mohon të ketë kërkuar
Termeti ne Turqi

SIRI- Siria i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi Sirinë veriperëndimore dhe Turqinë juglindor. Por pas ndihmws qw ofroi Izraeli, burime të qeverisë siriane mohuan se Damasku i kishte kërkuar ndihmë Izraelit.

"Siria u bën thirrje vendeve anëtare të OKB-së, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera humanitare që të mbështesin përpjekjet e qeverisë siriane për t'u marrë me tërmetin shkatërrues", tha Ministria e Jashtme siriane në një deklaratë.

Në të njëjtën kohë, një burim zyrtar i qeverisë siriane i cituar nga gazeta pro-qeveritare Al-Watan, mohoi se Damasku kishte kërkuar ndihmë nga Izraeli.

Më herët kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se kishte "miratuar" misionin e ndihmës në Siri, pas një kërkese nga Damasku të marrë përmes "kanaleve diplomatike". Të dy vendet nuk mbajnë zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.

termet ne turqi benjamin netanyahu

Sondazh

Poll