Bota

Me ftesë të Gjukanoviç, Osmani shkon në Mal të Zi, pritet të takohet dhe Abazoviç

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

6 Shkurt 2023, 17:59 Nga I.A
Me ftesë të Gjukanoviç, Osmani shkon në Mal të Zi,
Vjosa Osmani

MALI I ZI- Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të homologut të saj Milo Gjukanoviç ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi, njoftoi Presidenca Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Presidenca thotë se Osmani do të zhvillojë takim me Gjukanoviç, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

“Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviç”, njoftoi Presidenca.

Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

“Në Ulqin, Presidentja Osmani përveç takimit me Kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me Kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova”, thuhet në njoftim.

dritan abazoviç milo gjukanoviç vjosa osmani

Sondazh

Poll