Bota

Shkurtimi i rrugës 'Ibrahim Rugova', LDK: Tërheqim votat që Veliaj të shpallet "Qytetar Nderi” i Prizrenit

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se votat janë tërhequr pasi që Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

6 Shkurt 2023, 17:39 Nga I.A
Shkurtimi i rrugës 'Ibrahim Rugova', LDK: Tërheqim votat
LDK

KOSOVË- Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, i kanë rënë pishman që kanë votuar për shpalljen “Qytetar Nderi” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ata sot i kanë tërhequr votat e tyre. Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj tha se votat janë tërhequr pasi që Veliaj nuk e ka trajtuar mirë figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Veliaj e ka sakatuar kohën e fundit një rrugë me emërtimin Rugovës . Po ashtu një shtatore me vite qëndron në depo, prandaj e tërheqim votën për shpalljen e tij “Qytetar Nderi” i Prizrenit”, tha Hodaj.

Reagimi lidhet me një vendim të Bashkisë së Tiranës për ti ndryshuar emrin rrugës "Ibrahim Rugova". Kjo rrugë ndodhet pranë "Shallvareve". Në vitin 2012, emri i rrugës ishte "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe iu ndryshua. 3 ditë më parë, Këshilli bashkiak bëri një ndryshim te emërtesave duke vendosur që segmenti nga "Banka e  Shqipërisë’, i cili prej disa vitesh quhej "Ibrahim Rugova: është saktësuar në emërtimin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ndërsa në vijim segmenti i radhës të quhet "Ibrahim Rugova", nga Ura e Lanës deri te hyrja e digës. Ky vendim ka hapur debat në Shqipëri dhe Kosovë./Dosja.al

 

haziz hodaj erion veliaj rruga ibrahim rugova

Sondazh

Poll