Bota

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Shqetësuese që Shqipëria ka 3 vite në listën gri të pastrimit të parave, pasoja për ekonominë

Me anë të një postimi në Facebook, Jaço shkruan se  Shqipëria, u fut në këtë listë 3 vite më parë dhe në aspektin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha ekonomike për vendin.

6 Shkurt 2023, 16:50 Nga I.A
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Shqetësuese që Shqipëria ka 3
Enio Jaço

TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço ka theksuar faktin se është shumë shqetësuese që pas 3 vitesh Shqipëria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të dalë nga lista gri e Moneyval (listë ku përfshihen vendet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave). Me anë të një postimi në Facebook, Jaço shkruan se  Shqipëria, u fut në këtë listë 3 vite më parë dhe në aspektin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha ekonomike për vendin. Po ashtu Jaço ka shtuar se vëmendja e zyrave të shtetit duhet të shkojë në këtë drejtim.

Shkrimi i Jaços:

Kanë kaluar 3 vjet që kur Shqiperia u fut në listën famëkeqe gri të #Moneyval (Në lisën gri përfshihen vendet që kanë mungesa strategjike në parandalimin e pastrimit të parave). E trishtueshme që vendi vazhdon të jetë në këtë listë pa asnjë shenjë të qartë se kur do dali. Tre vjet është kohë e gjatë për t’u harxhuar – progres i qartë duhej të ishte arritur ndërkohë. Qëndrimi për një kohë të gjatë në listën gri të Moneyval sjell probleme për stabilitetin financiar dhe reputacionin e një vendi. Zakonisht rezulton me kosto më të larta të huasë sovrane, ulje të investimeve të huaja dhe dëmtim të imazhit të vendit në skenën ndërkombëtare. Është koha të ndërmerren veprime përgjegjëse për të dalë nga kjo listë dhe të vendoset integritet financiar. #KohaPërVeprim, #IntegritetiFinanciar.”

enio jaço dhoma amerikane e tregtise

Sondazh

Poll