Bota

Evakuohet personeli dhe udhëtarët, alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Kjo nuk është hera e parë që po alarmohet për një gjë e tillë, por të gjitha alarmet e pretenduara më herët kanë rezultuar të jenë të rrejshme.

6 Shkurt 2023, 16:33 Nga I.A
Evakuohet personeli dhe udhëtarët, alarm për bombë në
Aeroporti Adem Jashari

KOSOVË- Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Alarmi për bombë është dhënë nga autoritetet ajrore në Kosovë, ndërkohë që personeli dhe të gjithë udhëtarët janë evakuuar.

Kjo nuk është hera e parë që po alarmohet për një gjë e tillë, por të gjitha alarmet e pretenduara më herët kanë rezultuar të jenë të rrejshme.

Njoftimi:

Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara.

alarm per bombe ne prishtine

Sondazh

Poll