Aktualitet

Vdekja e grave shtatzëna, shoqëria civile proteston përballë maternitetit: S'mund t'i humbasim gratë për shkak të aftësive të tyre paguese

Shoqëria civile, thekson se vdekjet e grave që lindin, ndodhin për shkak të neglizhencës së mjekëve. 

6 Shkurt 2023, 12:54 Nga A.B
Vdekja e grave shtatzëna, shoqëria civile proteston përballë
Vajza

TIRANË- Shoqëria civile doli ditën e sotme në një protestë përballë maternitetit 'Koço Gliozheni' në Tiranë. Me posterat 'Neglizhenca e mjekut VRET', vajzat që dolën në këtë aksion, u shprehën se shëndetësia në Shqipëri është në kolaps. Duke përmendur rastet e dy nënave që vdiqën pasi sollën në jetë fëmijët e tyre, shoqëria civile, thekson se këto ngjarje kanë ndodhur për shkak të neglizhencës dhe faktit të mos pagesës së tyre. 

Vajza: Vdekshmëria e nënave është një problematikat kryesore, sidomos për nënat që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta. Të bëhet drejtësi.  Në nuk mund të lejojmë që këto situata të përsëriten, cdo grua meriton të trajtohet me respekt. Neglizhenga e mjekëve është e patolerueshme, nuk mund të lejojmë që të humbasim nënat dhe vajzat tona dhe nga neglizhenca e njerëzve në bazë të aftësisë së tyre paguese

'Të gjithë kanë të drejtë të marrin shërbim. Do duhet që jo për shkak të parave, gratë të humbin jetën bashkë me fëmijët e tyre. Kodi penal ka ndryshuar nenin penal, tani maksimuni i dënimit është 2 vite burg. Njohim gra që kanë rrezikuar edhe jetën.'- u shpreh vajza tjetër.

Dy janë rastet tronditëse që janë bërë publike pak ditë më parë. Një 34-vjeçare humbi jetën në Elbasan, pak ditë pasi kishte kryer abortin. Ndërsa në Tiranë, ndërroi jetë ditën e mërkurë në maternitetin “Koço Gliozheni” pasi kishte lindur foshnjën e saj dy ditë më parë.

proteste shoqeria civile

Sondazh

Poll