Aktualitet

Temperatura të ulëta në zonat malore, akset të 'pushtuara' nga ngricat, fshatrat pa energji elektrike

Akset në të cilat duhet të përdoren zinxhirët janë disa fshatra në Librazhd- Qarrishtë, Gjinar-Zavalinë dhe në Elbasan- Labinot Mal.

6 Shkurt 2023, 12:05 Nga A.B
Temperatura të ulëta në zonat malore, akset të
Moti

ELBASAN- Temperaturat e ulëta kanë prekur edhe Elbasanin. Autoritetet raportojnë se aktualisht po kalohet me zinxhirë në aksin nacional 'Librazhd- Peshkopi' pasi në disa segmente të tij ka prani të madhe të ngricave.

Edhe në akset e tjera duhet që të përdoren zinxhirë apo gomave dimërore. Akset në të cilat duhet të përdoren zinxhirët janë disa fshatra në Librazhd- Qarrishtë, Gjinar-Zavalinë dhe në Elbasan- Labinot Mal.

Po ashtu, erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike disa zona. Temperaturat e ulëta kanë prekur Vermoshin, Korçën dhe Pogradecin. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll