Aktualitet

Operacioni 'Kutia e Pandorës', Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë: Drogën e shisja në Facebook, të tjerët s'kanë lidhje

Brikena Frakulli ka deklaruar para togave të zeza se e drejtonte ajo trafikun e drogës dhe se të tjerët s’kanë asnjë lidhje. Madje ka shtuar se edhe prangosja e djalit të saj nuk duhet të ndodhte, pasi ai ishte gjetur rastësisht në apartamentin e saj ditën e aksionit të Policisë. 

6 Shkurt 2023, 11:37 Nga k.m.
Operacioni 'Kutia e Pandorës', Brikena Frakulli ka marrë
Droga e sekuestruar

TIRANË- Brikena Frakulli ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë për shpërndarjen e drogës në kryeqytet. Pas arrestimit të saj dhe 3 personave të tjerë në kuadër të operacionit "Kutia e Pandorës", Dosja.al mëson se 40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë. Burime bëjnë me dije se, Brikena Frakulli ka deklaruar para togave të zeza se e drejtonte ajo trafikun e drogës dhe se të tjerët s’kanë asnjë lidhje. Madje ka shtuar se edhe prangosja e djalit të saj nuk duhet të ndodhte, pasi ai ishte gjetur rastësisht në apartamentin e saj ditën e aksionit të Policisë. 

"Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari,"- tha ndër të tjera Frakulli.

Por mbrojtjen nuk ia bëri vetëm të birit. 40-vjeçarja tha se Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, është dadoja e vajzës saj, ndërsa Artur Kristo, 45-vjeç, punonjës i fermës saj, por në banesën e tij u gjetën disa doza kokainë që do të shpërndaheshin në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

operacioni kutia e pandorës

Sondazh

Poll