Aktualitet

Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie! Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’, Alda Klosi del nesër para gjykatës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 'arrest me burg' për Klosin, e cila akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

6 Shkurt 2023, 11:28 Nga A.B
Akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie! Prokuroria kërkon
Alda Klosi

TIRANË- Seanca gjyqësore për ish-zyrtaren e lartë në kabinetin e ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, do të zhvillohet nesër. Alda Klosi pritet të dalë nesër në orën 10:30, për t'u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 'arrest me burg' për Klosin, e cila akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Një ditë më parë, Klosi u shtrua në spital është shtruar në spital. Klosi, e akuzuar për pastrim parash ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e QSUT. Gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar pas kujdesit të mjekëve, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë edhe në ruajtjen e policëve.

Klosi u prangos tre ditë më parë pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares. Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.

Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit.

Vjedhja e shtëpisë së Alda Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje.

alda klosi

Sondazh

Poll