Aktualitet

FOTOT- Moti në Korçë dhe Pogradec/ Temperaturat -12 gradë, policia: Kini kujdes kur drejtoni mjetet

Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius.

6 Shkurt 2023, 11:31 Nga A.B
FOTOT- Moti në Korçë dhe Pogradec/ Temperaturat -12 gradë,
Moti

TIRANË- Vendi ynë është përfshirë, mëngjesin e sotëm, nga një mot i ftohtë e temperatura të ulëta dhe reshje bore në disa zona duke bërë që ngricat të shfaqen në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e dëborës kanë munguar gjatë natës në qarkun e Korçës ndërsa temperaturat kanë pasur vlera të ulëta nga -7 deri në -12 gradë celcius. Në rrugën e Voskopojës autoritetet rrugore kanë bërë kriposjen e rrugës herët në mëngjes ndërsa në akset turistike nuk ka pasur probleme gjatë 24 orëve të fundit. Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin gomat e dimrit dhe të ecin me shpejtësi të ulët.

*Dosja.al ju sjell më poshtë pamje mahnitëse që vijnë nga qyteti i Pogradecit dhe Korçës.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll