Bota

Tërmet vdekjeprurës në Turqi/ Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllimet, edhe Zelenskyy ofron ndihmë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara ishin "thellësisht të shqetësuara" për shkatërrimin e ndodhur në Siri dhe Turqi.

6 Shkurt 2023, 08:50 Nga k.m.
Tërmet vdekjeprurës në Turqi/ Udhëheqësit
Pamje nga tërmeti në Turqi

TURQI- Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje u dhanë npasi liderët botërorë u zgjuan me lajmin e tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në Tëitter dhe ofroi ndihmë.

"Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë,"- tha Zelenskyy. Në Twitter, kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte i shqetësuar nga humbja e jetëve dhe dëmtimi i prionave nga tërmeti, e po ashtu ofroi ndihmë. Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u dërgoi ngushëllimet e tij njerëzve si në Turqi ashtu edhe në Siri në një sërë postimesh në Twitter. Ngushëllime dhe ndihmë u ofruan edhe nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara ishin "thellësisht të shqetësuara" për shkatërrimin e ndodhur në Siri dhe Turqi.

“Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë,”- shkroi Sullivan në Tëitter. Misioni diplomatik amerikan në Turqi shprehu gjithashtu “dhimbje të thellë për viktimat tragjike dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti” në një postim në Twitter.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi

Sondazh

Poll