Bota

“O Zot, o Zot na mbro!”/ Lutje dhe dëshpërim, kamerat fiksuan momentin kur filloi tërmeti, qindra të vdekur dhe të plagosur (FT+VD APOKALIPTIKE NGA TURQIA)

Tërmeti i parë i fortë është ndjerë rreth orës 3 të mëngjesit dhe sipas të dhënave sizmologjike ka qenë me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter. Një orë e gjysmë më vonë, pasoi një tjetër lëkundje toke, 6.7 gradë më e dobët se goditja e parë. 

6 Shkurt 2023, 08:44 Nga k.m.
“O Zot, o Zot na mbro!”/ Lutje dhe dëshpërim, kamerat
Pamje nga Turqia

TURQI- Dy tërmete të forta herët në mëngjes goditën jugun e Turqisë përgjatë kufirit me Sirinë, duke lënë pas të vdekur, të plagosur dhe vetëm rrënime. Tërmeti i parë i fortë është ndjerë rreth orës 3 të mëngjesit dhe sipas të dhënave sizmologjike ka qenë me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter. Një orë e gjysmë më vonë, pasoi një tjetër lëkundje toke, 6.7 gradë më e dobët se goditja e parë. 

Siç raportohet, tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash në kufirin e Sirisë dhe Turqisë. Më së shumti pësoi qyteti i Gazintepit, ku një numër i madh shtëpish dhe ndërtesash u shembën si shtëpi letrash. Në pamjet që u shfaqën, papritur u dëgjua një ulërimë e fortë dhe toka filloi të dridhej, ndërsa njerëzit i luteshin Zotit për ndihmë.

Tërmeti është ndjerë në Turqinë qendrore dhe veriore, si dhe në Liban.

Sipas të dhënave të para paraprake, më shumë se 130 ndërtesa janë shembur, ndërsa numri i të vdekurve dhe të plagosurve po rritet orë pas ore.

PAMJET E RRËNIMIT NGA TËRMETI:

termet ne turqi

Sondazh

Poll