Bota

Holanda dërgon ekipin e parë të kërkim-shpëtimit në Turqi

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

6 Shkurt 2023, 08:55 Nga k.m.
Holanda dërgon ekipin e parë të kërkim-shpëtimit
Foto nga termeti

AMSTERDAM- Holanda do të dërgojë një ekip kërkim-shpëtimi në Turqi për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit që la qindra të vdekur. Lajmin e dha ministri i JAshtëm holandez, Wopke Hoekstra.

"Ky ekip përfshin policë dhe personel ushtarak të ndihmës së parë dhe zjarrfikës. Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur,”-tha Hoekstra në Twitter .

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) i bëri thirrje më parë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi

Sondazh

Poll