Bota

Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sot Kosovën

Lajçak ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kososvës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.

6 Shkurt 2023, 08:53 Nga A.B

Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sot Kosovën

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë sot Kosovën, e më pas do vazhdojë vizitën në Serbi.

Nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kososvës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.

mirosllav lajçak mirosllav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll