Bota

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, më i forti pas më shumë se 100 viteve

Sizmiologu Stephen Hicks thotë se tërmeti i mëparshëm i vitit 1939 me magnitudë 7.8 shkaktoi 30 mijë të vdekur.

6 Shkurt 2023, 08:45 Nga A.B
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, më i forti pas më
Termeti

TURQI- Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm është më i forti në 100 vitet e fundit. Sipas sizmiologëve, ky mund të jetë tërmeti më i madh në Turqi i regjistruar ndonjëherë. Sizmiologu Stephen Hicks thotë se tërmeti i mëparshëm i vitit 1939 me magnitudë 7.8 shkaktoi 30 mijë të vdekur.

Një tjetër tërmet i fortë në Turqi ishte ai i Janarit 2020 me magnitudë 6.7 kur goditi një rajon në lindje të Turqisë. 41 persona humbën jetën dhe mbi 1600 u plagosën.  Në Siri, më shumë se 230 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore. Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar në mbi 500.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

termet ne turqi

Sondazh

Poll