Sport

VIDEO/ Pritja e trefishtë e portierit të Empolit spektakolare: njëra më e bukur se tjetra, ku e treta është e pabesueshme…

Guglielmo Vicario, goli i Empolit, i la gojëhapur të gjithë me këtë ndërhyrje të trefishtë në ndeshjen ndaj Romës

5 Shkurt 2023, 16:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Pritja e trefishtë e portierit të Empolit spektakolare:

ITALI - Thonë se futbolli është gola dhe se pa gol nuk ka futboll. Por futbolli është edhe spektakël, që vështirë se e ofron ndonjë sport tjetër, duke e bërë atë kësisoj dhe më të bukurin në botë.

Edhe këtë fundjavë portieri i Empolit, Guglielmo Vicario, ishte ai që i dha përmasa të tjera spektakolare profesionit të portierit të futbollit, me një pritje të trefishtë në ndeshjen ndaj Romës. Dybala, Mancini dhe Abraham, ishin rivalët që e panë veprimin e Vicarios, të bëhet i madh, i jashtëzakonshëm, i pafund, duke i privuar nga arritja e golit. 

Ndalesa e parë, nëse tashmë është një pritje më vete, ishte më ‘normalja’, pasi ndali një gjuajtje të fortë nga Dybala me një shtrirje të mirë. Topi i pritur prej tij mbeti te penalltia, ku Mancini e goditi i pari, duke parë sesi Vicario shpëtoi edhe një herë ekipin e tij.

Përpara se të bëhej një hero për ekipin e tij, i pakalueshëm për Abrahamin, i cili, disa centimetra nga vija e portës, nuk e mundi dot Vicarion, sepse nga toka dhe në një pozicion më shumë se akrobatik, portieri i Empolit shtriu këmbën e majtë për të ndalur një gol mëse të sigurtë. Shikojeni videon...

Edhe pse i gjithë episodi është nga më të rrallët në një ndeshje futbollit, Roma arriti të fitonte 2-0 ndaj Empolit, pas golave të Ibanaez (2’) dhe Abraham (6’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll