Sport

“Do të doja të mbaja Leo Messin, po punojmë për këtë”, shprehet Luis Campos...

Në një intervistë për Téléfoot, drejtori dhe këshilltari i klubit kryeqytetas iu rikthye dështimit të nënshkrimit me Hakim Ziyech në merkaton e dimrit dhe konfirmoi dëshirën për të zgjatur kontratën me Lionel Messin.

5 Shkurt 2023, 15:07 Nga DOSJA

“Do të doja të mbaja Leo Messin, po punojmë për

FRANCE - Téléfoot transmetoi këtë të dielë një intervistë të shkurtër me Luis Campos, këshilltarin e futbollit të PSG-së. Ai fillimisht evokoi dështimin e rekrutimit të marokenit Hakim Ziyech, ndërkohë që ishte gjetur një marrëveshje totale për huazimin e marokenit nga Chelsea. Transaksioni nuk mundi të regjistrohej në kohë mbrëmjen e së martës, për shqetësimin e klubit parizien dhe lojtarit. 

Pa cituar asnjëherë Chelsean, Luis Campos beson se Parisi “bëri gjithçka. Por si në të gjitha transferimet, ne kemi nevojë që të tre palët të punojnë mirë,- shpjegoi ai. - Funksionoi shumë mirë me PSG-në. Shumë mirë me Ziyech. Por, për fat të keq, në momentin e fundit, me palën tjetër nuk funksionoi”.

Ndërsa PSG nuk mundi të sillte asnjë zëvendësues për Pablo Sarabia, Luis Campos kujton: “Ne u përpoqëm të jemi krijues, me kufizimet financiare që dimë. Duhet të kemi respekt për UEFA-n dhe FIFA-n. Por ne jemi gati. Ne bëmë një plan të mirë, i cili përfshin uljen e numrit të lojtarëve profesionistë në skuadër, gjë që ishte shumë e rëndësishme më parë, për t'u krijuar vend të rinjve cilësorë të klubit dhe për të mos i humbur ata për të mëdhenjtë e tjerë të klube evropiane”.

I pyetur, nëse do t'u lërë kohë këtyre të rinjve të stërvitur në klub, ai përgjigjet: “Sigurisht. Trajneri e kupton shumë mirë se cili është projekti ynë. Ne e dimë shumë mirë që duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë!”

Dhjetë ditë para ndeshjes së parë të 1/16-tës të Champions League kundër Bayernit, dëmtimi i Kylian Mbappe, me një mungesë të paralajmëruar prej tre javësh, shqetëson këshilltarin special parizian. "Të humbasësh Kylian, sigurisht që është e vështirë,- tha ai. - E pashë shumë të trishtuar pas dëmtimit. Por tashmë e kam parë të punojë nga mëngjesi në mbrëmje për ta përshpejtuar shërimin e tij sa më shumë. Është personaliteti i një fituesi, i dikujt shumë të veçantë”.

Një tjetër çështje e nxehtë në lajmet pariziene: zgjatja e kontratës së Lionel Messit. “Për momentin jemi në diskutim, - konfirmon Campos. - Do të doja ta mbaja në këtë projekt, nuk mund ta fsheh. Do të isha i kënaqur nëse do të vazhdonte. Ne jemi duke diskutuar për momentin që të përpiqemi të arrijmë objektivin dhe të vazhdojmë ta kemi me vete”. 

“Do të doja të mbaja Leo Messin, po punojmë për

Elementi i fundit i MNM: Neymar? “E vërteta është se që nga ardhja ime në PSG, nuk kam asnjë kritikë për të bërë për Neymar, - thotë Campos për brazilianin, i cili mbush 31 vjeç këtë të dielë. Ai është gjithmonë në kohë, gjithmonë me humor të mirë. Ky Neymar është një Neymar i jashtëzakonshëm”.

Ai dërgon një paralajmërim kalimthi, veçanërisht në lidhje me elementët e tjerë të skuadrës. “Yjet e mëdhenj nuk janë në gjendje të fitojnë një trofe të vetëm,- siguron Campos. - Ata mund të fitojnë një lojë, dy ndeshje, ose disa ndeshje. Por ata kanë nevojë për anëtarët e tjerë të ekipit, harmoni. Ne kemi nevojë që lojtarët të kenë një sens kolektiv. Kemi bërë përparim të madh, por duhet të vazhdojmë të përparojmë. Sapo trajneri fishkëllen, sapo gjyqtari fishkëllen: të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim si një ekip. Është e vetmja mënyrë për të fituar”.

Së fundi, për qendrën e ardhshme stërvitore në Poissy, Campos thotë: “Është gjëja më e bukur që kam parë që kur kam ardhur. Është një mesazh për botën që PSG dërgon: tashmë është i madh, por do të jetë shumë, shumë i madh në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll