Sport

Diego Simeone shpërthen kundër sistemit VAR dhe gjyqtarëve…

“Jemi e vetmja skuadër e La Liga-s, që nuk ka përfituar kurrë një penallti në favor gjatë këtij sezoni”…

5 Shkurt 2023, 12:15 Nga DOSJA
Diego Simeone shpërthen kundër sistemit VAR dhe

SPANJE - Java e 20-të e La Ligas. Atletico Madrid nuk shkoi më tepërt se sa një barazim 1-1 përballë Getafes në “Metropolitana”. Skuadra e Diego Simeones e kryesoi sfidën deri shtatë minuta nga fundi, por një penallti u dhuroi miqve pikën e artë.

Correa (60’) shënoi për madrilènët, por e gëzoi golin jashtë fushe pasi u zëvendësua, ndërsa për Getafen barazoi Unal (83’). Në të dy rastet u nevojit sitemi VAR. Në përfundim të ndeshjes, trajneri argjentinas i madrilènëve analizoi performancën e djemve të tij, ndërkohë që nuk i kurseu shigjetimet ndaj teknologjisë VAR.

 “Kaluam në avantazh pas shumë vuajtjeve dhe tentuam me çdo mënyrë të dyfishonim. Skuadra luajti ndeshjen që kishim përgatitur, por në futboll ekzistojnë edhe rrethanat. Na u akordua një penallti kundër pas një aksioni që nuk na rrezikonte aspak. Duhet të përmirësohemi, por skuadra po gjen identitetin që kërkojmë.

Episodet nuk na favorizuan. Mungoi një karton i dytë i verdhë dhe një penallti për ne në rastin e ndërhyrjes së Djene ndaj Moratës. Jemi e vetmja skuadër e La Liga-s që nuk ka përfituar kurrë një penallti në favor gjatë këtij sezoni… Që prej kur është futur VAR-i, nuk dihet me siguri nëse një gol është i rregullt apo jo. Teknologjia është një instrument që nuk më pëlqen aspak”, u shpreh Simeone.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll