Sport

Miku i ri, i papritur i Messit, që po e bën Leon të buzëqeshë më shumë te PSG-ja…

Sipas gazetës franceze, Achraf nuk e ka pëlqyer shumë sjelljen e Paredes dhe Ángel Di María kundër tij, si dy “ushtarë” të Messit. Në këtë mënyrë, disa kritikë theksuan, se Messi po e harronte Hakimin...

5 Shkurt 2023, 16:11 Nga DOSJA

Miku i ri, i papritur i Messit, që po e bën Leon të

FRANCE - Leo Messi është i lumtur te PSG. Argjentinasi ka rikuperuar nivelin që ishte para Kupës së Botës dhe është sërish vendimtar, po aq sa kur filloi sezoni. '30'-ta e skuadrës pariziene drejtoi një skuadër që ishte në disavantazh në ndeshjet e fundit.

Messi ka mbetur vetëm, por kjo nuk duket se ka rëndësi për një lojtar me talent dhe cilësi të Leos. Pa Mbappe apo Neymar, askush nuk mund të jetë aq themelor sa argjentinasi, që iu desh të zgjidhte një situatë të vështirë kundër Montpellier dhe Toulouse. Golat e tij i japin qetësi një skuadre që po përgatitet për sfidën e parë të madhe të sezonit: ndeshjen e Champions League kundër  Bayernit në raundin e 16-të.

Argjentinasi ka nevojë për partnerë dhe i ka gjetur në mënyrën më të papritur. Shtypi  francez është befasuar nga lidhja e re, që ka dalë mes Messit dhe marokenit Achraf Hakimi. Mediat tregojnë për disa informacione të L'Èquipe, në të cilat zbulohet se dy futbollistët sezonin e kaluar nuk janë kuptuar me njëri-tjetrin. Sipas gazetës franceze, Achraf nuk e ka pëlqyer shumë sjelljen e Paredes dhe Ángel Di María kundër tij, si dy “ushtarë” të Messit. Në këtë mënyrë, disa kritikë theksuan, se Messi po e harronte Hakimin..

Por topi gjithmonë flet. Messi dhe Achraf kanë qenë vendimtarë dhe të rëndësishëm në dy fitoret e fundit të PSG-së. Të dy e kuptojnë njëri-tjetrin, sepse për momentin janë dy lojtarët me cilësinë më të mirë në skuadër, në mungesë të Mbappes dhe Neymar. Messi vendos talentin dhe Achraf vertikalitetin dhe eksplozivitetin.

Tani, në një kontekst të vështirë, Messi ka zgjedhur Achraf për të nxitur PSG-në. Të dy shënuan kundër Toulouse, në të dytën e Messit, Achraf asistoi. Të dy e kuptojnë njëri-tjetrin dhe mes tyre duket se ka bashkëpunim. Messi buzëqesh, sepse nuk është i vetëm, me ndihmën e marokenit do të mund t'i përballojnë më të fortë sfidat e radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll