Sport

Roma ka mbaruar punë me Zaniolo, shpresa e fundit për strehë mbetet Galatasaray…

Niccolo Zaniolo është një trup i huaj në Romë, ai nuk u transferua në një nga ‘Top-5’ Ligat në janar dhe tashmë e vetmja rrugëdalje e tij është Galatasaray, i cili tashmë ka hapur kontaktet me verdhekuqtë për blerjen e tij.

5 Shkurt 2023, 10:39 Nga DOSJA
Roma ka mbaruar punë me Zaniolo, shpresa e fundit për strehë

ITALI - Ndarja e plotë mes Romës dhe Niccolò Zaniolo, pavarësisht ndjesës së kërkuar, e shtyn këtë të fundit në derën e daljes. Megjithatë, ajo u mbyll për afatin kalimtar më 31 janar, duke e lënë sulmuesin italian të paparalajmëruar dhe kryesisht të padëshiruar në radhët e Romës.

Tani, me drejtimin dhe Jose Mourinhon që nuk e llogarit atë për pjesën tjetër të sezonit,  Zaniolos i ka mbetur e vetmja rrugëdalje, Galatasaray. Klubi turk po provon një mënyrë për të bërë blerjen e sulmuesit 23-vjeçar. Ata kanë hapur kontakte me skuadrën romake, e cila as që ka ndërmend të diskutojë mundësinë e një huazimi dhe dëshiron të shpëtojë prej tij sa më shpejt të jetë e mundur, me një shitje normale.

Dritarja e transferimeve në Turqi është e hapur deri më 8 shkurt, e cila i jep ende kohë Galatasarayt për të ezauruar mundësitë, për ta bërë Zaniolon anëtar të “skuadrës së ëndrrave” të tyre me Icardin, Mata, Mertens dhe Sergio Oliveira.

Nga ana e tij, Zaniolo është duke menduar seriozisht për perspektivën e Superligës turke, pasi në të kundërt sheh mundësinë e qëndrimit në “akull” deri në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll