Aktualitet

Vështirësi lëvizjeje në aksin Durrës-Elbasan, Policia: Do transportohet mjeti jashtë norme

Policia e Durrësit ka paralajmëruar mjetet e tonazhit të rëndë që ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative në mënyrë që të shmangen pengesat.

5 Shkurt 2023, 14:41 Nga A.B
Vështirësi lëvizjeje në aksin Durrës-Elbasan, Policia:
Porti i Durresit

TIRANË- Policia e Durrësit ka lajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve që duke nisur nga ora 22:00 deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit në drejtim të qytetit të Elbasanit do kryhet transporti i një vinçi të përmasave të mëdha.

Sipas njoftimit të Policisë, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes në këtë aks rrugor pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për qarkullimin normal të mjeteve. Policia e Durrësit ka paralajmëruar mjetet e tonazhit të rëndë që ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative në mënyrë që të shmangen pengesat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve. Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

porti i durresit

Sondazh

Poll