Aktualitet

Aksident në Pogradec/ 42-vjeçari humb kontrollin e automjetit, 4 pasagjerët përfundojnë në spital

Një automjet nën drejtimin e një 42-vjeçari ka dalë nga rruga dhe katër pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur.

5 Shkurt 2023, 13:53 Nga A.B
Aksident në Pogradec/ 42-vjeçari humb kontrollin e automjetit, 4
Foto ilustruese

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Një automjet nën drejtimin e një 42-vjeçari ka dalë nga rruga dhe katër pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi në dalje të fshatit Vërdovë, ku personi me inicialet G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

aksident ne pogradec

Sondazh

Poll