Sport

Union Berlin, pas fitores ndaj Mainzit, lideri i ri i Bundesligës. Leipzig 'gabon' në Këln...

Kryeqytetasit triumfojnë 2-1, falë golit të Siebatcheu në minutën e 84-t. Leipzig u lëkund dhe nuk shkoi përtej një barazimi pa gola në RheinEnergie Stadion në Këln.

4 Shkurt 2023, 20:27 Nga DOSJA

Union Berlin, pas fitores ndaj Mainzit, lideri i ri i Bundesligës. Leipzig

GJERMANI - Falë fitores së ngushtë kundër Mainzit (2-1) në stadiumin Alte Foersterei, Union Berlin u bë përkohësisht dominues i ri i Bundesligës, ndërkohë që Bayern do të luajë ndaj Wolfsburgut të dielën, në fundjavë të ditës së nëntëmbëdhjetë.

Unioni Berlin i Urs Fischer po ruan ritmin e tij, ndërkohë që Bayern ka barazuar tre ndeshjet e fundit dhe kjo ka inkurajuar ndjekësit e tij, sidomos Unionin, i cili shtoi fitoren e katërt radhazi ndaj Maizit, dhe u ngjit në krye të tabelës. Ata kalojnë Bajernin me dy pikë dhe Borussia Dortmundin, i cili mposhti Freiburgun, duke ngacmuar skuadrën bavareze.

Unioni është sensacioni i Bundesligës gjermane. Nuk lëkundet skuadra e Fischerit, i cili e skicoi fitoren pas gjysmë ore me golin e Kevin Behrens (32’) nga pasimi i Paul Seguin. Barazimit 1-1 erdhi në minutën e 79-të nga Marcus Ingvartsen, i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë. Ishte amerikani Jordan Siebatcheu që shënoi në minutën e 84-t golin e fitores 2-1 për Union Berlin.

Union Berlin, pas fitores ndaj Mainzit, lideri i ri i Bundesligës. Leipzig

Leipzig u lëkund dhe nuk shkoi përtej një barazimi pa gola në RheinEnergie Stadion në Këln. Fitorja do ta kishte vendosur ekipin e Marco Rose në vendin e dytë në tabelë.  Përpara Bayernit dhe Dortmundit dhe vetëm pas Unionit. Por ndeshja, e pamjaftueshme për të hyrë plotësisht në garën për kryesimin, e mban atë në vendin e katërt.

Leipzig kalon me një pikë Eintracht Frankfurt, i cili mundi Herthan me autoritet në Deutsche Bank Park (3-0). Skuadra e Oliver Glasner është e pesta në tabelë, i cili e vuri suksesin e tij në rrugën e duhur me një dopietë të francezit Randal Kolo Munai (një gol me penallti), të cilit iu shtua edhe një gol i portugesit Buta në kohën e shtuar. Eintracht është i pesti, një pikë pas Leipzigut, dy pas Bayernit dhe Dortmundit dhe katër pas liderit, Union Berlin.

Me një fitore ndaj Hoffenheim, Bochum i shpëtoi zonës së rënies. Ata fituan 5-2 në Vonovia Ruhurstadion dhe u zhvendosën në pozitën e pesëmbëdhjetë, tre pikë më shumë se Shtutgarti i fundit. Pas dy humbjeve radhazi, Bochum gjeti fitoren. Golat nga Philipp Hofmann, Philipp Forster dhe japonezi Takuma Asano, shënuan fitoren në pjesën e parë 3-0. Christoph Baumgartner shkurtoi epërsinë në fillimin e ndeshjes së dytë, por serbi Erhan Masovic dhe, në pjesën e fundit, Moritz Boschinski përfunduan rezultatin.

Union Berlin, pas fitores ndaj Mainzit, lideri i ri i Bundesligës. Leipzig

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll