Sport

Trajneri Galtier pas fitores ndaj Toulouse: “Skuadra duhet të luajë për Leo Messin”

Christophe Galtier përshëndeti paraqitjen e Lionel Messit pas ndeshjes së fituar nga PSG kundër Toulouse (2-1) të shtunën.

4 Shkurt 2023, 21:36 Nga DOSJA

Trajneri Galtier pas fitores ndaj Toulouse: “Skuadra duhet të

FRANCE - Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, në konferencën për shtyp pas fitores 2-1 ndaj Toulouse, ka vlerësuar lojën e kampionit të botës, argjentinasit Lionel Messi, duke i kërkuar futbollistëve të tij, që t’i bëjnë edhe një lloj favorizimi ‘Pleshtit’. 

“Lionel Messi ishte një motor shumë i rëndësishëm, si goli i tij dhe situatat që krijoi për ne. I kërkoj skuadrës që të luajë për Leon dhe të punojë për të. Ai duhet të përjashtohet nga disa detyra. 

Partnerët e tij duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të rikuperuar dhe krijuar lëvizje, në mënyrë që ai të distilojë pasime, të cilat janë kaq të rralla në futbollin e sotëm, në hapësira kaq të vogla,”- është shprehur trajneri Galtier.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll