Sport

VIDEO/ Casemiro bën ‘të fortin’ në ‘Old Trafford’, e lë United me 10 lojtarë në fushë

Gjyqtari zbuloi në VAR se lojtari i 'Djajve të Kuq', kishte mbërthyer dhe shtrëngonte qafën e Hughes (Crystal Palace).

4 Shkurt 2023, 18:54 Nga DOSJA

VIDEO/ Casemiro bën ‘të fortin’ në ‘Old

ANGLI - Manchester United u reduktuan në dhjetë lojtarë në minutën e 70-të të ndeshjes, në të cilën mposhtën Crystal Palace, me rezultatin 2-1, në Old Trafford, pasditen e kësaj të shtune.

Kjo, pasi mesfushori Casemiro bëri ‘të fortin’, duke i dalë në mbrojtje shokut, në një konflikt të Schlupp që goditi Antony. Arbitri Andre Marriner, e ndëshkoi brazilianin me karton të kuq, duke përdorur pamjet e VAR-it në monitor, ku zbuloi lojtarin e 'Djajve të Kuq', që kishte mbërthyer dhe shtrëngonte qafën e Hughes (Crystal Palace). 

Shikoni këtu pamjet e rrëmujës që u shoqëruar me kartonin e kuq për Casemiron. United, deri në ato momente po kryesonte 2-0, para se të mbeste me dhjetë lojtarë në fushë.

Autorë të golave në këtë ndeshje ishin: Bruno Fernandez (7') dhe Rashford (62') për Manchester United. Schlupp (76') ngushtoi diferencën në 2-1 për 'Djajtë e Kuq'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll