Sport

Merr fund “armiqësia”, Sergio Ramos i bindur: “Messi, më i miri i historisë!”

Duelet mes tyre në El Clasico nuk harrohen. Në verën e vitit 2021, të dy u transferuan te PSG, duke u kthyer nga “armiq” në shokë skuadre.

4 Shkurt 2023, 18:58 Nga DOSJA
Merr fund “armiqësia”, Sergio Ramos i bindur: “Messi,

FRANCE - Sergio Ramos u përball për shumë vite me radhë kundër Lionel Messit. Ndërkohë që mbrojtësi spanjol mbante veshur fanelën e Realit, “Pleshti” ishte simboli dhe ylli i Barcelonës.

Duelet mes tyre në 'El Clasico' nuk harrohen. Në verën e vitit 2021, të dy u transferuan te PSG, duke u kthyer nga “armiq” në shokë skuadre.

Në një prononcim për PSG TV, Sergio Ramos theksoi se argjentinasi është futbollisti më i mirë në histori dhe se tani po e shijon në maksimum atë si shok skuadre.

“Kam vuajtur për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj atë. Leo është futbollisti më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”,- u shpreh ish-kapiteni i Realit.

Messi dhe Ramos po luajnë sezonin e dytë me kampionët e Francës. Objektivi i madh është fitimi i Champions League, trofe që klubi kryeqytetas parizien nuk e ka fituar kurrë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll