Sport

Premier League/ 'Ujqërit' e Lopeteguit gllabërojnë me lehtësi Liverpoolin e Kloppit, që nuk mund ta fshehi krizën…

Humbje e rëndë (3-0) e ‘Reds’, kriza e të cilëve në Premierligë vazhdon të rritet teksa i afrohen ndeshjet e 1/16-tës së Champions League ndaj Real Madridit.

4 Shkurt 2023, 18:25 Nga DOSJA
Premier League/ 'Ujqërit' e Lopeteguit gllabërojnë me

ANGLI - Liverpooli është prej qelqi... dhe jo i kalitur. Në goditjen e parë, mbrojtja e tij thyhet. Përtej dëmtimeve të Van Dijk dhe Konaté, 'Reds' kanë mangësi kritike strukturore që e bëjnë ekipin e tyre të shpërbëhet. Shumë rrjedhje dhe vrima që po prishin sezonin, duke i lënë pa Premierë, pa Kupa dhe duke e komplikuar më shumë kualifikimin e tyre në Champions League.

Wolverhampton i Lopeteguit ndjeu forcën e tij dhe e përpiu skuadrën e Klopp sapo hynë në fushë (3-0). Ata nuk kishin frikë ndaj Liverpoolit dhe pas një çerek ore ishin epërsinë 2-0. ‘Reds’ janë skuadra që ka pësuar më shumë gola në pesë minutat e para (pesë). Mungesa e përqendrimit po i kushtëzon në maksimum.

‘Reds’ u bënë copë-copë para se të djersiteshin. Në minutën e 5-të, Hwang, para dëmtimit të tij, bëri një goditje, ku Alisson nuk mund të reagonte pas shtyllës dhe Matipi shkakton autogol. Një karambol që përmblidhte, në mënyrë perfekte, momentin e keq të Liverpool. 

Dhe pasiviteti i 1-0 u rrit në 2-0. Në një goditje të lirë anësore, të cilën fillestari Dawson (12’) e dërgon në rrjetë. Groteske, gjithçka brenda zonës dhe para çerek ore. Liverpooli vështirë se kishte opsione. Nuk kishte lajme nga sulmi i ‘Reds’ që u ekzekutuan nga Neves (71’) në fund, i cili fiksoi rezultatin 3-0.

Viti 2023 i Liverpoolit është dramatik. Një pikë në Premierligë me tre humbje në katër ndeshje. Me këtë dinamikë negative, një kalendar kërkues, Liverpooli (derbi kundër Everon dhe Newcastle para Champions League) i rrënuar edhe nga dëmtimet (Firmino, Arthur, Luis Díaz, Jota, Konaté, Van Dijk...) po i afrohet udhëkryqit kundër Real Madridit. Shumë probleme kronike dhe momente të këqija, por ende nuk e ka arritur fundin. Meritat e Klopp janë të pakufizuara, por situata po bëhet e paqëndrueshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll