Bota

Sherr mes të burgosurve në Dubravë/ 5 'të fortët' kundër 1, transportohet në gjendje të rëndë në spital

I lënduari është dërguar në qendrën shëndetësore të burgut për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se ka marrë vetëm disa plagë si pasojë e goditjeve, por pa rrezik për jetën.

4 Shkurt 2023, 16:38 Nga a.l
Sherr mes të burgosurve në Dubravë/ 5 'të
Burgu i Dubravës

KOSOVË- Pesë të burgosur janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar një tjetër të burgosur në Burgun e Dubravës në Istog, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë dhe shkaqeve që shtyjnë 5 të burgosurit të ndërmarrin këtë akt dhune ndaj një personi të vetëm.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I lënduari është dërguar në qendrën shëndetësore të burgut për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se ka marrë vetëm disa plagë si pasojë e goditjeve, por pa rrezik për jetën.

dhunohet i burgosuri ne kosove

Sondazh

Poll