4 Shkurt 2023, 15:42
Nga a.l
Daniel Serwer
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte prezantoi gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit pas një presioni të shtuar nga vizitat e shpeshta të diplomatëve të lartë amerikanë e europianë në Prishtinë e Beograd.
Kurti ka mundur të lëvizë nga një pozicion refuzues me prezantimin e kushteve, por tashmë topi bartet në negociata të ashpra meqë kushtet e tilla janë krejtësisht të kundërta me pozicionin e Serbisë, e cila nuk kërkon një Asociacion që i ngjan një OJQ-je. Këtë veprim të Kurtit, profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, në një bisedë me Gazetën Express e sheh si të dobishëm për pozitën e tij sepse më mirë të paraqesësh diçka sesa të refuzojë.
“Mendoj se është e dobishme që kryeministri të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin”.
Emisari amerikan, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë të fundit e përsëriti se marrëveshja për Asociacionit s’është mes Kurtit e Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë do të zbatohet. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimit në ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin, por pa kryeministrin Kurti. Ky i fundit reagoi dy ditë më pas.
“Kjo është një përgjigje pozitive, por disa nga kushtet do të paraqesin qartë pengesa për një marrëveshje. Negociatat duhet të fokusohen në to”, thotë Serwer.
Ndër gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti për Asociacionin si më e vështira që u pa në opinion ishte hyrja në fuqi e Asociacioni pas njohjes reciproke. Për këtë pikë partitë opozitare sugjeruan se ai po mashtron opinionin dhe se me këtë i referohet planit franko-gjerman që nuk e përmban njohjen reciproke. Profesori amerikan thotë se këtë pikë Kurti duhet ta sqarojë më tej.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi një version zyrtar të planit, kështu që është e vështirë të komentohet. Por, unë pajtohem me kryeministrin se Asociacioni do të duket ndryshe nga Prishtina në kontekstin e njohjes”.
Por, sa janë gjasat që Serbia ta pranojë një Asociacion ku ajo s’mund të ushtrojë pushtetin e saj?
“Është e qartë se ky nuk është lloji i Asociacionit që Beogradi ka në mendje. Pra, duhet të pyesni presidentin Vuçiç”.
Gjithashtu, Serwer thotë se ende nuk sheh ndonjë arsye për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, e cila mund të akomodojë një Asociacion që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Sigurisht që nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutën e Kosovës pa ndryshime në kushtetutën e Serbisë”, thotë ai.
Të enjten e kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, por edhe në atë të Serbisë, pati përplasje rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, që së fundi me ngulm po e kërkon bashkësia ndërkombëtare nën hijen e agresionit rus në Ukrainë. Opozita në Kosovë e akuzoi Kurtin se e ka pranuar krijimin e Asociacionit pasi ai prezantoi gjashtë kushtet e hartuara. Kurti ngulmoi se një lloj i tillë i Asociacionit nuk është “Zajednica”, të cilën ai e ka kundërshtuar fuqishëm si opozitar, por nga opozita pat të tillë që atij ia bënë edhe ‘përhajr’ atë. Ndërkaq, në Serbi, djathtistët në një moment u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili, së paku në publik, ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës. Ata e akuzuan për “tradhti” meqë, sipas tyre, Vuçiq po e shet Kosovën./ Express
daniel serwer
Bota
4 Shkurt 2023, 15:25
a.l
Brazil
BRAZIL- Një aeroplanmbajtëse e vjetër që mban emrin 'Foch' është fundosur nga marina Braziliane në Oqeanin Atlant...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:18
a.l
Odessa
UKRAINË- Një aksident i rëndë në një nënstacion të tensionit të lartë ka shkaktuar ndërprerje...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:16
a.l
Jonas Westerlund
KOSOVË- Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Tëvë1 ka...
Bota
4 Shkurt 2023, 14:57
a.l
Parlamenti serb
SERBI- Seanca dyditore e parlamentit të Serbisë për Kosovën do të duhej të prezantonte një lloj dialogu ...
Bota
4 Shkurt 2023, 15:04
I.A
Ushtaret
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas njoftuan se dhjetëra robër lufte u shkëmbyen të shtunën. Mes tyre edhe shumë us...
Bota
4 Shkurt 2023, 14:51
I.A
Lazar Radkov
BULLGARI- Kur Lazar Radkov u nis nga Bullgaria për në Ukrainë, në mes të janarit, ai mendoi se ky mund të jet&eu...
Bota
4 Shkurt 2023, 14:30
I.A
Born
KROACI- Një i ri me emrin Born nga Kroacia po përballet me probleme jo shumë të zakonshme për shkak të pamjes së t...
Bota
4 Shkurt 2023, 13:53
a.l
nafta
RUSI- Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen deklaroi se masa e fundit në lidhje me tavanin e çmimeve t&eu...
Bota
4 Shkurt 2023, 13:44
a.l
Zerocalare Post
ITALI- Qindra persona në klubin Arci Post morën pjesë mbrëmjen e së premtes së 3 shkurtit në takimin me ...
Bota
4 Shkurt 2023, 13:06
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev dhe aleati i Putin, ka vijuar me kwrcwnimet ndaj Ukrainws teksa swrish wshtw ka deklaruar se ...