Bota

Zelenskyy bisedë telefonike me Sunak: Folëm për zgjerimin e mëtejshëm të aftësive ushtarake ukrainase

Zelenskyy tha se kishte falënderuar Sunak për trajnimin e trupave ukrainas, për përdorimin e tankeve britanike. 

4 Shkurt 2023, 16:05 Nga a.l
Zelenskyy bisedë telefonike me Sunak: Folëm për zgjerimin e
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy tha se kishte falënderuar Sunak për trajnimin e trupave ukrainas, për përdorimin e tankeve britanike. 

"Duke folur me Rishi Sunak, unë falënderova për fillimin e trajnimit të ekuipazheve ukrainase në Challengers. Ne folëm për zgjerimin e mëtejshëm të aftësive të ushtrisë ukrainase, mbështetje të gjithanshme për Ukrainën në afat të shkurtër dhe afatgjatë. Theksova: përfaqësuesit e agresorit nuk kanë vend në Lojërat Olimpike në Paris”, shkroi Zelensky në Tëitter.

Ai gjithashtu vazhdoi të lobojë për mbështetje në mënyrë që Rusia të ndalohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për lojërat në Paris verën e ardhshme.

 

rishi sunak volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll