Bota

Shpërthimi i famshëm 'Nord Stream 2'/ A ka gisht Moska? Prokurori i Përgjithshëm gjerman zbulon 'të vërtetën' e provave

Sulmet terroriste në dy tubacionet e gazit rus që eksportojnë gaz në Evropë - në "Nord Stream" dhe "Nord Stream 2" u zhvilluan më 26 shtator. 

4 Shkurt 2023, 16:17 Nga a.l
Shpërthimi i famshëm 'Nord Stream 2'/ A ka gisht Moska?
Nord Stream 2

RUSI- Prokurori i Përgjithshëm gjerman Peter Frank ka deklaruar se Gjermania nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Rusisë në shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream dhe Nord Stream 2. Sipas tij, dy anije kërkimore janë përdorur për marrjen e mostrave të ujit, tokës dhe pjesëve të tubacioneve nga vendi ku kanë ndodhur shpërthimet. Megjithatë, siç tha ai, informacionet e marra nuk tregojnë lidhje me Rusinë.

"Kjo nuk mund të vërtetohet për momentin, hetimi vazhdon. Aktualisht jemi duke analizuar gjithçka në ekspertizën mjekoligjore. Por ajo që mund të them është se dyshimi se bëhet fjalë për një akt të huaj sabotimi nuk është vërtetuar ende",  tha Frank.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Berlini do të paraqesë supozimet e tij për ata që janë përgjegjës për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream dhe Nord Stream 2 kur të ketë prova dhe nuk do të spekulojë mbi këtë temë. Pas kësaj, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se bazuar në fjalët e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të krijohet përshtypja se Berlini ka diçka për të fshehur, shkruajnë mediat e huaja. 

Sulmet terroriste në dy tubacionet e gazit rus që eksportojnë gaz në Evropë - në "Nord Stream" dhe "Nord Stream 2" u zhvilluan më 26 shtator. Operatori i “North Stream”, kompania “Nord Stream AG”, bëri të ditur se ka pasur dëme të mëdha dhe se është e pamundur të vlerësohet se kur do të riparohet. Gjermania, Danimarka dhe Suedia nuk e përjashtojnë mundësinë që të jetë një diversion i planifikuar. Prokuroria kryesore e Rusisë ka nisur një hetim penal për një akt terrorizmi ndërkombëtar.

nord stream 2

Sondazh

Poll