Sport

‘Dosjet’ në pritje të drejtorit Alemany…

Përtej kontratave dhe shitjeve të mundshme, drejtori i futbollit të Barcelonës duhet të zgjidhë rinovimet e Busquets, Sergi Roberto, Iñaki Peña, Dembélé dhe Alejandro Balde.

4 Shkurt 2023, 14:02 Nga DOSJA
‘Dosjet’ në pritje të drejtorit Alemany…

SPANJE - Pasi tregu i dimrit u mbyll dhe pavarësisht se mundi të regjistronte Gavin në ekipin e parë përmes gjykatave, Mateu Alemany ka disa dosje për t'u mbyllur para muajit të qershorit. 

Krahas bisedave të hapura për rinovimin e Sergio Busquets, me të cilin ka shpresa të caktuara, drejtori i futbollit të Barcelonës po tenton të mbyllë këto ditë rinovimin me portierin Iñaki Peña deri në vitin 2026.

E hapur është edhe çështja e Sergi Robertos. Kapiteni i dytë, ashtu si Iñaki Peña, e përfundon kontratën e tij më 30 qershor. Ai dëshiron të vazhdojë, por jo për një gjë të vogël. Tani për tani, ai ka refuzuar propozimin e parë të klubit.

Por dy çështjet e mëdha në planifikimin e Barcelonës janë Alejandro Balde dhe Ousmane Dembélé. Sidomos anësori i prapavijës, i cili në moshën 19-vjeçare dhe me kontratë deri në vitin 2024 (500 milionë klauzolë) kërkohet nga gjysma e Europës. Rinovimi i mëparshëm kishte tashmë vështirësitë e veta. 

Ndërkohë, kontrata e Dembélé përfundon gjithashtu në 2024. Rruga e tij e arratisjes është shumë më e lirë (50 milionë prej të cilave ai do të merrte 25). Ai nuk është aq i ri sa Balde, por është thelbësor për Xavi. Pesë dosjet janë të hapura në zyrën e Mateu Alemany…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll