Sport

Argjentinasi Hector Cuper fillon një aventurë të re, emërohet trajneri i ri i Sirisë

Trajneri 67-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner në Evropë, ku drejtoi Mallorca, Valencia dhe Betis, si dhe Inter Milan.

3 Shkurt 2023, 11:55 Nga DOSJA
Argjentinasi Hector Cuper fillon një aventurë të re,

SIRI - Trajneri argjentinas, Hector Cuper , është emëruar kryetrajneri i kombëtares siriane të futbollit, njoftoi Federata Siriane e Futbollit.

Federata Siriane e Futbollit tha në një postim në Facebook se Cooper dhe stafi i tij stërvitor do të mbërrijnë në Siri në ditët në vijim.

Trajneri 67-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si trajner në Evropë, ku drejtoi Mallorca, Valencia dhe Betis, si dhe Inter Milan.

Më pas ai drejtoi ekipet kombëtare të Gjeorgjisë, Egjiptit, Uzbekistanit dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Siria renditet e 90-ta në renditjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll