Sport

Përpos -15 pikëve, Juvja rrezikon një tjetër ‘penallti’ edhe më të tmerrshme se e para...

Sipas ‘Corriere dello Sport’, prokurorët e FIGC, të cilët po hetojnë pagat e bardhezinjve, do të kërkojnë heqjen edhe të 20 pikëve të tjera, pas sanksionit të parë prej 15 pikësh

3 Shkurt 2023, 11:42 Nga DOSJA
Përpos -15 pikëve, Juvja rrezikon një tjetër

ITALI - Betejat ligjore të Juventusit sapo kanë filluar. Avokatët e tij po përgatiten për apelimin në Kolegjin e Garancisë, shkalla e tretë e drejtësisë sportive dhe do të përpiqen të demonstrojnë një defekt, në mënyrë që ai të anulojë heqjen e 15 pikëve të dënimit për fitimet e supozuara fiktive kapitale të vendosura nga Gjykata e Apelit. 

Shkalla e revokimit që rihapi gjyqin, sipas avokatëve të ‘Zonjës së Vjetër’, e ka kaluar afatin prej 30 ditësh nga njohja e fakteve të reja, siç parashikohet në nenin 119 të kodit të drejtësisë sportive.  Prokurorët e FIGC e përcaktuan atë të Juventusit "një system mashtrues" me përgjime "që ka vlerën e një rrëfimi" dhe një sasi të madhe "dokumentesh shqetësuese", siç janë faturat e korrigjuara me stilolaps.

Megjithatë, çështja e fitimeve kapitale nuk do të jetë e vetmja me të cilën do të përballen torinezët. Krahas rrugëtimit në drejtësinë e zakonshme, që do të nisë në muajin mars për subjektin dhe drejtuesit e tij të përfshirë, një tjetër gjyq sportiv mund të nisë së shpejti. 

Prokuroria e Federcalcios kërkoi edhe 40 ditë të tjera për të hetuar 'manovrën e pagave', atë të 'Letër Cristianos', me të cilën Juve u shkurtoi zyrtarisht disa muaj pagat e lojtarëve të saj, duke ulur shpenzimet e bilancit të saj në 2020 dhe 2021, por në mënyrë specifike i shtyu ato për vitin e ardhshëm, duke mbyllur marrëveshjet individuale dhe duke shkelur kështu rregulloret federale. 

Sipas ‘Corriere dello Sport’, ky hetim, së bashku me atë të marrëdhënieve me agjentët dhe atë të bashkëpunimit të klubeve të tjera, mund të çojë në dënime edhe më të ashpra. Gazeta pohon se  prokurorët do të kërkojnë, në rastin më të mirë, 20 pika të tjera sanksionim, të cilat do t'i shtohen 15 të hequra tashmë dhe dhjetëra milionë euro gjoba. Një fatkeqësi që ka në horizont edhe masat e UEFA-s, e cila do të presë dënimet përfundimtare italiane për të vepruar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll