Sport

Lufta për pushtet! Avokatët mbrojtës: Presidenti i FFF-së, Noël le Graët “do ta mbrojë me vendosmëri nderin e tij”...

Pas konkluzioneve provizore të auditimit të Federatës Franceze të Futbollit, i cili vlerësoi se presidenti i federatës nuk kishte më “legjitimitetin e nevojshëm për të administruar” FFF-në, avokatët mbrojtës të tij hidhen në kundërsulm.

3 Shkurt 2023, 11:15 Nga DOSJA
Lufta për pushtet! Avokatët mbrojtës: Presidenti i FFF-së,

FRANCE - Avokatët e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, të ngacmuar nga konkluzionet e përkohshme të një misioni auditimi në FFF, denoncuan të enjten një "raport që duket si aktakuzë", duke siguruar në një deklaratë për shtyp, se lideri "do të mbrojë me vendosmëri nderin e tij. 

Virulenca e fjalëve të përdorura në lidhje me zotin Le Graët është befasuese për shkak të zbrazëtisë së bazës së saj faktike, e cila bazohet në elemente dhe dëshmi të cunguara dhe anonime",- i deklaruan AFP-së, Mes Florence Bourg dhe Thierry Marembert, avokatë të Le Graët, i tërhequr nga funksionet që nga 11 janari.

Ky i fundit, 81 vjeç dhe në detyrë që nga viti 2011, nuk ka reaguar ende personalisht për raportin paraprak të Inspektoratit të Përgjithshëm të Arsimit, Sportit dhe Kërkimit (IGESR), të dërguar palëve të hënën.

“Ky raport është i ngjashëm me aktakuzën, megjithatë përshëndet punën e kryer nga z. Le Graët, angazhimin e tij historik në shërbim të futbollit francez dhe në veçanti të futbollit të femrave”,- shkruan mbrojtësit e shefit të FFF-së, “rizgjedhur në mars 2021 me 73% vota”.

Avokatët pohojnë, se ish-kryebashkiaku i Guingamp ndjen një "ndjenjë të thellë padrejtësie" përballë këtij misioni auditimi, për të cilin ata besojnë se i nënshtrohet "presionit politik dhe mediatik që vetëm mund ta shtrembërojë atë" dhe që merr formën e një “gjyq për legjitimitetin”.

Në raportin e tyre të ndërmjetëm, nga i cili AFP mori një kopje, inspektorët konsideruan se Le Graët nuk kishte më "legjitimitetin e nevojshëm për të administruar" FFF-në duke pasur parasysh "sjelljen e tij ndaj grave, deklaratat e tij publike dhe dështimet e qeverisjes" brenda vendit.

Misioni mblodhi gjithashtu dëshmi në lidhje me veprimet e liderit breton "me gjasa për të marrë një kualifikim kriminal". Noël Le Graët tani ka kohë deri më 13 shkurt për të komentuar raportin e pjesshëm që i është dërguar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll